Sot mbahet takimi i thirrur nga Veseli në mes Thaçit, Haradinajt, Ekipin Negociator, si dhe grupeve parlamentare

Veseli: PDK ka platformën më të mirë qeverisëse, por dhe kandidatët më kredibilë për kryetarë të komunave

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar disa nga kandidatët për kryetarë komunash dhe ata për Kuvendet Komunale, me të cilët ka diskutuar lidhur me vizionin për zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Për këtë, në një postim në rrjetin social, ai ka njoftuar se ka qëndruar në Gjilan, Viti e Ferizaj. Veseli ka thënë se me partinë e tij, e cila në këto zgjedhje garon me numrin 94, qytetarët kanë mundësinë e jashtëzakonshme që të vendosin për një zhvillim të ri.

 “Me kandidatët për kryetarë dhe ata për Kuvendet Komunale, në Gjilan, Viti e Ferizaj, për vizionin e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit. Partia Demokratike e Kosovës ka platformën më të mirë qeverisëse dhe ka kandidatët më kredibilë për Komunat e Kosovës. Me PDK-në, pa asnjë dilemë, qytetarët kanë mundësinë e jashtëzakonshme që të vendosin për një zhvillim të ri”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës kërkon drejtësi për Astrit Deharin

SHBPK: Reagim ndaj shtrembërimit të së vërtetës historike në hapësira publike

Të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë nga autorë dashakeqës ndaj të djeshmës …