valamobile
MIT
kek
mbpzhr grante
Airport Adem Jashari
Fillimi / Lajmet / Vesna Pusiq: Zgjidhja që duhet kërkuar në dialogun e Brukselit është që Serbia ta njohë pavarësinë e shtetit të Kosovës
Vesna Pusiq: Zgjidhja që duhet kërkuar në dialogun e Brukselit është që Serbia ta njohë pavarësinë e shtetit të Kosovës

Vesna Pusiq: Zgjidhja që duhet kërkuar në dialogun e Brukselit është që Serbia ta njohë pavarësinë e shtetit të Kosovës

Zgjidhja që duhet kërkuar në dialogun e Brukselit është që pushteti në Serbi ta njohë pavarësinë e shtetit të Kosovës. Kështu thotë Vesna Pusiq, ish-ministre e Jashtme e Kroacisë, tani deputete dhe anëtare e komisioneve parlamentare që merren me çështje të jashtme dhe evropiane. Ajo është shprehur kritike ndaj ideve që e shohin shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë si zgjidhje, ndërsa paralajmëron se një shkëmbim i mundshëm i popullatës nuk do të ishte asgjë tjetër veçse spastrim etnik. Ajo ka paralajmëruar po ashtu se një marrëveshje e tillë në Bruksel do të rrezikonte edhe Bosnjë-Hercegovinën, e edhe Maqedoninë Veriore, dhe kjo do t’i jepte fund paqes në gjithë rajonin e Ballkanit.bPusiq, e cila pak kohë më parë ishte për vizitë në Kosovë si pjesë e një delegacioni parlamentar kroat, foli edhe për marrëdhëniet mes dy vendeve, për të cilat tha se janë të shkëlqyeshme, por vetëm në nivel deklarativ.

Kontrolloni gjithashtu

Rexhep Qosja: Jam pro shkëmbimit të territoreve me Serbinë, kundër ndarjes

Akademiku i shquar Rexhep Qosja ka drejtuar kritika ndaj klasës politike

Akademiku i shquar, Rexhep Qosja ka drejtuar kritika të ashpra ndaj ndaj klasës politike të ...