leoni

Veteranët e UÇK-së duhet të pajisen me vërtetime brenda dy muajve

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka njoftuar se në kuadër të zyrës së veteranëve pranë zyrës së kryeministrit, duhet të angazhohen dy personave të cilët do të lëshonin vërtetime për aplikimin e veteranëve për pensione. Ai tha se kjo çështje do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë. Kryeministri, Isa Mustafa tha se duhet të përgatitet një propozim që për dy apo tre muaj të përmbyllet ky proces. Ministri, Abrashi ngriti çështje me funksionimin e zyrës së veteranëve të UÇK-së, pranë zyrës së kryeministrit. “Një çështje si parapërgatitje për mbledhjen e ardhme të Qeverisë ka të bëjë me funksionimin e zyrës së veteranëve pranë zyrës së kryeministrit, angazhimin e dy personave për punë specifike, përmes së cilës këta persona do të bënin lëshimin e vërtetimeve për aplikimin e veteranëve për pensione sepse një numër i veteranëve kanë mbetur pa marrë vërtetime”, tha Abrashi.

Kontrolloni gjithashtu

Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …