Dega e AAK-së në Pejë deklaroi se mbajtja e Haradinajt në Francë është veprim politik

Dega e AAK-së në Pejë vlerëson se mbajtja e ish kryeministrit Ramush Haradinaj në Francë është veprim politik, që ndërlidhet me dërgimin në Kuvend të marrëveshjes për ratifikim të Demarkacionit me Malin e Zi e cila Dukagjinit heqë  8,200 hektarë tokë të cilat me shekuj janë prona apo janë shfrytëzuar nga qytetarët e Rugovës, Podgurit dhe disa fshatrave të Deçanit. Kryesia e Degës ka konkluduar se zgjatja e pakuptueshme e ndalimit të kryetarit Ramush Haradinaj në Francë me akuza të Serbisë, ka arritur pikën e mosdurimit. Ajo u bën thirrje Deputetëve të Kosovës, sidomos atyre nga Dukagjini, që mos të bien pre e asnjë presioni, por të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe të mbrojnë sovranitetin e Shtetit të tyre për të cilin e kanë mandatin si përfaqësues të popullit, thuhet mes tjerash në kumtesën e degës së  AAK-së në Pejë.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …