Kisha serbe

Vetëvendosja: Deklarimet e popit Janjiq dhe Ekspressit për lejen e kishës serbe në pronat e Universitetit janë gënjeshtra

Vetëvendosja ka demantuar deklarimet e Igumenit Sava Janjiq në Radio-Europa e Lirë se gjoja  Kisha serbe e ndërtuar në Kampusin Universitar ka leje dhe madje ajo është lëshuar nga Hamdi Vraniqi, babai i aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi. Lajmin se ishte babai i Vraniqit që kishte dhënë leje e aktualizuan disa media në Kosovë edhe tash kur është problematizuar çështja e Kishës. Por, Vetëvendosje ka publikuar edhe dy dokumente për të dëshmuar se ata kanë të drejtë dhe jo Janjiq. “Pretendimet e klerikëve serbë dhe telallit të kësaj kishe, portali  Express, se leja për këtë objekt është dhënë nga organe legjitime të Komunës së Prishtinës, apo më saktësisht nga babai i aktivistit, Erzen Vraniqi, përveç që kanë për qëllim sulmin kundër Lëvizjes Vetëvendosje me anë të shpifjeve tendencioze ndaj aktivistëve të saj dhe familjarëve të tyre, kanë qëllim edhe që këtë objekt, simbol të okupimit të regjimit të Millosheviqit, ta legjitimojnë”, thuhet në  reagimin e  Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Jorn Rohde: Dërgimi i Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës në Komisionin e Venecias është veprim i duhur

Jorn Rohde: Gjermania nuk ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e rregullores së BQK-së

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, deklaroi se Gjermania nuk ka vënë në pikëpyetje …