Ban Ki Mun

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon dënon ashpër pjesëmarrësit e luftës në Siri

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon u ka bërë thirrje fuqive  botërore të bëjnë sa më shumë përpjekje që t’i japin fund makthit në Siri. Çfarë justifikimi mund të kemi për asgjë më pak se një aksion vendimtar për të ndalur kaosin? Aq më tepër që ata të cilët  kanë ndikim të lejojnë mizori të tilla për të vazhduar?, ka pyetur Ban në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kushtuar Sirisë. Thërras të gjitha palët që të bëjnë më shumë përpjekje që të ndalet ky makth.  Ndërkohë,  ambasadori francez në OKB ka deklaruar para Këshillit të Sigurimit se në qytetin sirian Halep janë kryer krim lufte. Pak para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në lidhje me përshkallëzimin e fushatës ushtarake në Siri, i dërguari francez Fransua Delattre vuri në dukje se në qytetin e madh të Sirisë, Halep  janë kryer krime lufte, raporton AFP. Ato  nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar”, ka deklaruar Delattre.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami; Partia në pushtet “po shan e po bërtet’ sepse nuk e ka asnjë rezultat konkret, për katër vjet

Kandidatja për deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se partia në pushtet “po shan e …