Masakra në Abri

18-vjet nga masakra që kryen kriminelët serbë në Abri të Epërme të Drenicës

Sot bëhen 18-vite nga masakra në Abri të Epërme të Drenicës. Atë ditë kriminelët serbë masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, nga mosha gjashtë muajsh e deri në moshën 94-vjeçare. Më 26 shtator, rreth orës 10 paradite, aty kishin depërtuar ushtarët dhe policët serbë dhe pasi kishin rrethar fshatin dhe vendstehimet e banorëve nëpër male ata  ekzekutuan civilët, të cilët ishin strehuar në pyll. Të gjithë i kishin goditur me armë zjarri nga afërsia dhe më pas  disave prej tyre u kishin masakruar edhe trupat.

Më 26 shtator 1998, në lagjen Deliu, të fshatit Abri e Epërme të Drenicës, vetëm një kilometër larg shtëpive të tyre, forcat ushtarako-policore serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, prej moshës 6 muaj deri në 94 vjeç.

Të masakruarit:

  1. Fazli Deliu (1904)
  2. Ali Deliu (1930)
  3. Pajazit Deliu (1929)
  4. Hava Deliu-Elshani (1936)
  5. Hamide Deliu (1938)
  6. Habib Deliu (1944)
  7. Hysen Deliu (1946)
  8. Zeçir Deliu (1954)
  9. Hajriz Deliu (1964)
  10. Adem Deliu (1965)
  11. Lumnije Deliu (1969)
  12. Mihane Deliu (1943)
  13. Zahide Deliu (1971)
  14. Luljeta Deliu (1971)
  15. Mihane Deliu (1982)
  16. Antigona Deliu (1984)
  17. Gentiana Deliu (1990)
  18. Donijeta Deliu (1991)
  19. Jeton Deliu (1988)
  20. Mendohije Deliu (1993)
  21. Valmir Deliu (1993)
  22. Diturije Deliu (1998),
  23. Sherif Deliu (1931)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Kryeministri Albin Kurti është nisur për Austri

Kryeministri Albin Kurti është nisur për Austri. Qëllimi i këtij udhëtimi është pjesëmarrja në Forumin …