Kadri Veseli

Vetëvendosja është shkaktarja e vetme e krizës dhe po i shmanget përgjegjësisë qeverisëse, thotë Kadri Veseli

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë me dije se është duke i përcjellë me shqetësim zhvillimet në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, të cilat sipas kësaj partie janë duke e vazhduar fushatën parazgjedhore. Partia e Kadri Veselit në një reagim publik ka theksuar se parimet e Vetëvendosjes dhe LDK-së të prezantuara zëshëm janë shndërruar në pazare për karrige. Partia Demokratike e Kosovës është e bindur se përgjegjësia për t’i formuar institucionet e reja i takon fituesit të zgjedhjeve dhe nuk bën të dëmtohet ky koncept i shëndoshë në demokracinë e re të Kosovës.  PDK-ja ka treguar konstruktivit,  duke pranuar rezultatin zgjedhor dhe ka kaluar në opozitë menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit. Nuk ka bërë asnjë ankesë në Gjykatë Supreme për të zvarritur certifikimin e procesit zgjedhor. Për më tepër, e ka lënë veten në mënyrë të qartë jashtë ekuacioneve e tavolinave të bisedimeve për qeverisje, duke u deklaruar pa asnjë ekuivok dhe ripotencuar se do të qëndrojë në opozitë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …