Vetëvendosja: RTK-ja Ministri e Propagandës

Vetëvendosja: RTK-ja Ministri e Propagandës

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë realizuar një aksion simbolik para objektit të Radio Televizionit të Kosovës.  Ata,  RTK-në e cilësojnë si Ministri të Propagandës. Aktivistja, Marigonë Dervinja tha me këtë rast se ata   janë mbledhur për ta shpallur ministrinë e re. “Ne siç e dimë jemi vend shumë i varfër por kemi shumë ministri. Jemi mbledhur për ta shpallur ministrinë e re, Ministrinë e Propagandës që për ministër ka Mentor Shalën dhe zëvendës-ministër Ridvan Berishën. Mentor Shala së bashku me këtë medium ka hedhur akuza të rënda ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, akuza këto që quan edhe në arrestimin e aktivistëve tanë”, ka thënë Dervinja. Ajo ka shtuar se ky medium që për detyrë ka të ju shërbejë qytetarëve nuk po e bënë një gjë të tillë, duke e përmendur faktin se tashmë e dy muaj RTK-ja  ende nuk e ka realizuar intervistën e premtuar me kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymeri. “Ne nuk do të ndalemi deri sa ky medium të lirohet dhe t’ iu shërbejë qytetarëve e po ashtu edhe deri sa të lirohen aktivistët tanë, ka thënë Marigonë Dervinja.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …