leoni

Masakra e Srebrenicës

Holanda, edhe pse përgjegjëse për mbytjen mizore të mijëra myslimanëve në Srebrenicë, nuk e pranon fajin

Holanda, përgjegjëse për mbytjen mizore  të mijëra myslimanëve në Srebrenicë në korrik të vitit 1995 gjatë luftës së Bosnjës, u mbrojt në apel me argumentin se askush nuk mund ta kishte parandalur kryerjen e një gjenocidi. “Askush nuk mund të besonte në akte barbare të një gjenocidi në Evropë në vitin 1995, pohoi avokati i Shtetit, Bert-Jan Houtzagers në nisje të procesit në mesditë përpara Gjykatës së Apelit në Hagë. Vendimi pritet të merret më vonë. Në korrik të 2014, gjykata e shkallës së parë në Hagë kishte vendosur se ushtarët holandezë nën mandatin e Kombeve të Bashkuara nuk kishin mundur të evakuonin më shumë se 300 burra boshnjakë të strehuar në bazën ushtarake pranë Srebrenicës, në Potoçari. Haga po i gjykon si përgjegjës të viktimave. Gjykatësit kishin refuzuar gjithsesi pjesën e kërkesës së palës paditëse, nënave dhe grave të viktimave, duke vlerësuar se Shteti nuk mund të mbante përgjegjësi për vdekjen e rreth 8.000 burrave dhe djemve të vrarë brenda disa ditëve në korrikun e 1995 nga trupat e gjeneralit serb të Bosnjes, Ratko Mladiq.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …