Vetëvendosje: Ambasadorët e QUINT-it janë ftuar me qëllim të heqjes së çfarëdo dyshimi tek ta mbi pajtimin e palëve

Vetëvendosje: Ambasadorët e QUINT-it janë ftuar me qëllim të heqjes së dyshimit lidhur me pajtimin e palëve

Nga Vetëvendosje kanë folur përsëri për ftesën që i është bërë ambasadorëve të QUINT-it për pjesëmarrjen në takimin e sotëm me LDK-në. Erzen Vraniqi, drejtues i sekretariatit për media në Vetëvendosje përmes një postimi në rrjetin social ka thënë se dakordimi që në takimin e sotëm të jenë prezent edhe ambasadorët e QUINT-it ishte bërë pas përfundimit të takimit të mbrëmshëm. Sipas tij, kjo është bërë me qëllim të heqjes së çfarëdo dyshimi tek ambasadorët mbi pajtimin e palëve për pjesëmarrjen e ambasadorëve në takimin e sotëm. Vraniqi ka thënë se ambasadorët nuk u menduan si ndërmjetësues, por vetëm si ndihmues eventual.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …