Është mbajt mbledhja e I-rë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Deçanit

Është mbajt mbledhja e I-rë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Deçanit, ku për këtë takim ishte parapa ky rend punë: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

  1. Shqyrtimi i Planit të punës së Kuvendit për vitin 2020,

  2. Shqyrtimi i propozimit për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit dhe të KPF-së për vitin 2020,

  3. Shqyrtimi i Projekt-Rregullores Komunale për transparencë,

  4. Shqyrtimi i Planit të punës së Komitetit të Komuniteteve për vitin 2020,

  5. Shqyrtimi i Planit të punës së Zyrës për komunitete dhe Kthim dhe Integrime Evropiane për vitin 2020,

  6. Shqyrtimi i Projekt-Statutit të Ansamblit artistik të këngëve dhe valleve;

  7. Shqyrtimi i propozimit për rritjen e buxhetit komunal të vitit 2019 nga të hyrat vetanake të vitit 2019;

  8. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës se Kryetarit te Komunës për ndarjen e mjeteve financiare ne vlere prej 5000 € për ndryshimin e Llogos se Komunës;

  9. Shqyrtimi i kërkesave,

  10. Të ndryshme.

Të pranishëm në këtë takim të rregullt të KPF-së ishin i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, zyrtarë të dikastereve përkatëse të cilët kishin edhe pikat e rendit të ditës për trajtim, zyrtar nga OSBE-ja si dhe vet kryesuesi i Asamblesë Haki Shehaj, që udhëhoqi këtë takim. Pas miratimit të procesverbalit të mbledhjes së kaluar të gjitha pikat e rendit të ditës morën edhe miratimin nga anëtarët e KPF-së që të diskutohen në seancën e rregullt të Asamblesë Komunale e cila do të mbahet më 31.01.2020 e premte në ora 10:00, në Sallën e Konferencave në objektin e Komunës së Deçanit. Ndërsa pika e 9-të në ketë rend pune lidhur me Shqyrtimin dhe miratimin e kërkesës se Kryetarit te Komunës për ndarjen e mjeteve financiare ne vlere prej 5000 € për ndryshimin e Logos se Komunës është votuar unanimisht nga të gjithë anëtarët e KPF-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …