Dialogu

Vetëvendosje: Kryetari, Hashim Thaçi, nuk është personi i duhur për të udhëhequr dialogun me Serbinë

Lëvizja Vetëvendosje konsideron se kryetari Kosovës, Hashim Thaçi nuk është personi i duhur për të udhëhequr dialogun me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Në një konferencë për media, deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu përmendi një sërë marrëveshjesh të arritura në kuadër të dialogut në Bruksel, të cilat ajo i cilësoi si të dëmshme. Thaçi sot në takim me Vuçiqin nuk përfaqëson Kosovën, ai mundet veç veten të përfaqësojë atje. Kosovës i duhet një bilanc. Duhet një pasqyrë e plotë për marrëveshjet nga Energjia te Telekomunikacioni, nga liria e lëvizjes te njohja e diplomave, nga policia e gjyqësia në veri te përfaqësimi diplomatik i ndërsjellë, nga menaxhimi i përbashkët i kufirit e deri te denominimi antikushtetues i Republikës së Kosovës sikur është fusnota. Hashim Thaçi duhet të ndalet, askush nuk mundet të pranojë dëme të reja për avazet e vjetra të tij”, tha deputetja Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …