Veton Surroi i përzgjedhuri i Albin Kurtit do të jetë kandidat i Kosovës për Sekretar të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal

Veton Surroi i përzgjedhuri i Albin Kurtit do të jetë kandidat i Kosovës për Sekretar të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal

Veton Surroi,  i përzgjedhuri i Albin Kurtit  do të jetë kandidat i Kosovës për Sekretar të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal për periudhën 2022-2024, raporton, “Kosovo Online” nga burimet e veta diplomatike. Nga ky medium thonë se nga një shënim të cilin kanë pasur qasje ta shohin, kanë parë se Qeveria e Kosovës një propozim të tillë ia ka dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnje e Hercegovinës. Në atë dokument, thuhet se Surroi është i njohur në rajon për përkushtimin e tij për paqen dhe pajtimin, si dhe për aspiratat evropiane dhe euroatlantike të popujve të Evropës Juglindore.

Veton Surroi është gazetari i parë në Kosovë,  i cili disa muaj pas mbarimit të luftës,  UÇK-në e kishte quajtur fashiste, terroriste dhe revanshiste. Asokohe për shkak të botimit në Kosovapress  të një reagimi të shkruar nga  Radio-Kosova e Lirë, me urdhër të UNMIK-ut, Qeveria e Përkohshme e Kosovës,  kishte suspenduar drejtorin e Kosovapressit, Isa Krasniqi. Radio-Kosova e Lirë nuk iu kishte nënshtruar diktatit, por iu kishte ndërprerë financimi. Nga 200 mijë marka sa kishte ndarë Qeveria për Radion dhe Agjencinë, Kosova e Lirë mori vetëm 25 mijë, të tjerat iu dhanë Kosovapressit.  Ministër i Informimit në Qeverinë e Përkohshme  asokohe ishte Bajram Kosumi, zëvendës,  Sherif Konjufca, që të dy “luftën e UÇK-së e kishin kryer në hotelet e Tiranës”.

Kontrolloni gjithashtu

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Sakrifica për atdheun është e përjetshme, kurrë e kotë

Pren Marashi, komandant i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës …