leoni

Veziri kokë-prerë, Daltaban Mustafa Pasha 1653- 1703

Veziri kokë-prerë, Daltaban Mustafa Pasha 1653- 1703

Daltaban Mustafa Pasha ishte shqiptar i lindur në Manastir, i cili depërtoi në shkallët e karrierës  politiko-ushtarake, në radhë të parë  falë zgjursësisë dhe aftësive të tij. Në literaturën turke nuk duket të jetë precizuar origjina e tij, meqë ka shënime që e nxjerrin nga radhët e popujve sllavë të Ballkanit. Nga jeniçer i thjeshtë në një kohë të shkurtë emërohet komandant i jeniçerëve. Ai qeverisi në disa vilajete të Perandorisë Osmane  si në Bagdad, Ballkan, Bosnjë dhe në Anadoll. Qeverisi vendin si kryeministër në vitet 1702-1703.

Mustafa pasha u lind Manastir. Nofka “daltaban” iu dha sepse ishte i shpejtë dhe i zhdërvjellët. Ka qenë në mesin jeniçerëve dhe qysh në moshë të re është emëruar në detyra të ndryshme shtetërore. Fillimisht iu besua detyra e  Kapuxhi-bashit, pastaj Aga i Jeniçerëve dhe në moshën e pjekurisë arriti të emërohet Vezir i Madh. Mustafa Pasha  komandoi ushtrinë osmane, në Anadoll, ndërsa ne vitin 1696 edhe në Dijarbakir, ku shërbeu si Vali. Me gradën e Vezirit u emërua Mëkëmbës  i Bosnjës dhe me vonë edhe Mëkëmbës i Bagdatit. Ne vitin 1701 ishte transferuar  ne Vilajetin e Anadollit.

Më vonë emërohet Kryesekretar i Pallatit Perandorak, në Stamboll. Në kohën kur Shejul- Islami ishte përplasur  me Vezirin e Madh, Hysein Pashë Qyperliun,  i cili donte të vendoste rregulla në shërbimin e brendshëm të shtetit, duke zgjedhur në  funksione nëpunës të aftë, të kualifikuar dhe të pa korruptuar, u pa e nevojshme gjetja e një Kryeqeveritari te ri. Vëmendja u përqendrua te Mustafa Pasha “Këmbëshpejti”. Ai u emërua  në postin e Vezirit të Madh gjatë sundimit të Sulltan Mustafait. Thuhet se Mustafa Pasha ka qenë i vetmi Vezir i Madh, që njihet edhe për faktin se nuk kishte arritur ta mësonte dhe ta zotëronte si duhet, gjuhën turke.

Biografët e tij kanë shkruar se Mustafa Pasha mbante lidhje të ngushta me qarqet evropiane të Stambollit. Edhe pse nuk kishte arsim të lartë, ai ishte i zhdërvjellët dhe njihte mirë realitetin shoqëror të kohës si dhe funksionimin e administratës shtetërore. Ai qëndroi ne funksionin e Kryeqeveritarit të Perandorisë Osmane vetëm 4 muaj e 20 ditë. Në kohën sa kishte qenë Vezir  i Madh  tregua mjaft i ashpër dhe i pa kompromis në  dënimin e abuzimeve, duke ndëshkuar  edhe personalitetet e larta shtetërore.

Është i njohur për mbështetjen që iu bënte veprave të artit e sidomos veprave të arkitekturës. Në kohën e tij ka ndërtuar kompleksin e ujërave të njohur si Qeshmeja në lagjen Eminem. Me nxitjen e  Khanit të Krimesë dhe kundërshtarëve të shumtë, Daltaban Mustafa Pasha  u shkarkua nga detyra e Vezirit të madh më 24 janar të vitit 1703. Tri ditë më vonë iu mor koka, ashtu sikur shumë vezirëve të tjerë me origjinë shqiptare.

Literatura:

  1. Josepf von Hammer: Istorija Turskog Osmanskog Carstva. Zagreb 1978.
  2. Sami Frasheri, Vepra 9, Personalitetet shqiptare ne Kamus al Alam, Logos Shkup 1994
  3. Nexhip Alpan, Nesip Kaçi, Shqiptaret ne Perandorine Osmane, Albin 1997
  4. Robert Mantran, Historia e Perandorise Osmane, Dituria 2004
  5. http://www.yenisafak.com/…/arnavutluk-ve-arnavutlar-3-20264…

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi E hënë 19 prill, 1999

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi (E hënë 19 prill, 1999)

Sot moti ka filluar të përmirësohet. Qysh në orën 9.00 të mëngjesit janë lëshuar në …