Victor Orban

Viktor Orban: Aktualisht, vetëm financat perëndimore po i mbajnë gjallë ukrainasit dhe ushtrinë ukrainase të aftë për luftë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka dhënë një deklaratë  të fortë për Ukrainën, në mbështetje për regjimin e presidentit rus, Vladimit Putin.  Ai ka thënë se ekzistenca e Ukrainës dhe qëndrueshmëria e ushtrisë së saj  mbështetet vetëm në paratë perëndimore”. Pjesa e parë e deklaratës, në të cilën lideri ukrainas fjalë për fjalë përsërit fjalët e homologut rus dhe vë në pikëpyetje vetë ekzistencën e një shteti sovran dhe të njohur ndërkombëtarisht, është veçanërisht e diskutueshme. Sovraniteti i Ukrainës është praktikisht i humbur. Një vend që nuk ka të ardhura financiare dhe që nuk mund të sigurojë vende pune për qytetarët e saj, e lëre më të financojë luftën, nuk është sovran”, tha ai. Sipas tij, për të kryer operacione luftarake nevojiten tre gjëra – para, para dhe para. Aktualisht, vetëm financat perëndimore po i mbajnë gjallë ukrainasit dhe ushtrinë ukrainase të aftë për luftë”, shtoi kryeministri hungarez. Ndryshe, Hungaria në disa raste ka përdorur veton për të bllokuar fondet e Bashkimit Evropian, të cilat kishin për qëllim të ndihmonin Ukrainën.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Nëse fiton autoritarizmi, qytetarët do ta pësojnë

Analisti politik Visar Ymeri ka deklaruar se nëse në Kosovë fiton, siç e quajti ai, …