leoni

OEAK kërkon nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet seriozisht në zbatimin e Marrëveshjes së Washingronit

Vincenzo Grasso: Pse mos ta vizitoi kryetari Thaçi Ujmanin!?

Zëdhënësi i KFOR-it, kolonel Vincenzo Grasso ka shfaqur habinë e tij me çuditjen e atyre që u habitën që kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi vizitoi pjesën veriore të vendit. Ai e ka konfirmuar vizitën e kryetarit Thaçi në veri por ka demantuar lajmin se ai ka qenë i shoqëruar nga pjesëtarët e Njësisë Speciale ROSU. “Po, Thaçi e ka vizituar Ujmanin në veri të Kosovës, Pse mos ta vizitojë atë?, është përgjigjur dhe ka pyetur më pastaj gjatë deklarimit për InfoGlob, zëdhënësi i KFOR-it, kolonel Vincenzo Grasso. Ai ka shtuar më tutje se nuk ka pasur kurrëfarë arrestimesh e as prezencë të forcave të ROSU-së. Me Thaçin ishin pjesëtarët e mbrojtjes së tij të afërt dhe Policia e Kosovës, pra pjesëtarët e saj që ndodhen aty dhe janë funksionalë tash e sa vite. Pas lajmit për vizitën, KFOR ka dërguar helikopterindhe një njësi patrulluese, ka shtuar më tutje Zëdhënësi i KFOR-it, kolonel Vincenzo Grasso.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …