Viola von Cramon:

Viola von Cramon: Është e papranueshme për mua votimi i Albin Kurtit në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e ka quajtur të “papranueshëm” votimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. Kurti, që ka edhe shtetësi të Shqipërisë, të dielën, më 25 prill, votoi në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. “Nuk e kuptoj se çfarë është kjo. Në njërën anë, të gjithë në Kosovë ankohen për ndërhyrjen nga Serbia apo nga vet presidenti, Aleksandar Vuçiq, por në anën tjetër, kryeministri i Kosovës madje voton në një shtet fqinj. E papranueshme. Të paktën për mua”, ka shkruar von Cramon në rrjetin social, Twitter. Edhe ish-i dërguari Special i Amerikës për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka votuar në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Grenell ka kritikuar kreyminsitrin e Kosovës për këtë veprim, ndërsa ka thënë se kjo i tregon botës shumë për Kurtin, duke i ftuar ndërkombëtarët që të dyshojnë  në motivet e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …