Viola von Cramon

Viola von Cramon: Nuk krahasohet Kosova me Republikën serbe si një entitet në Bosnje dhe Hercegovinë

Raportuesja për Kosovën e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se nuk do ta krahasonte Kosovën me Republikën serbe si një entitet në Bosnje dhe Hercegovinë. Këto janë çështje të veçanta dhe ne kemi të bëjmë me Bosnje e Hercegovinën ndaras nga dialogu Kosovë-Serbi. Nuk dua të spekuloj se entiteti boshnjak i Republikës Sërpska, duhet të jetë monedha për koncesionin e Serbisë ndaj Kosovës. Thjesht nuk e duam këtë që kur u ndal ndarja”, ka thënë Viola von Cramon. Ajo ka shtuar se është e nevojshme që këto vende t’i drejtohen demokratizimit të tyre, zgjidhjes paqësore të çështjeve të brendshme dhe zbatimit të plotë të reformave që lidhen me Bashkimin Evropian dhe jo krijimit të vazhdueshëm të tensioneve dhe nacionalizmit.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …