Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në hapje të tubimit përmbyllës në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ka thënë se sot katër aktivistë të LVV-së u dënuan me më shumë se 21 vite burg. “Frashëri, Egzoni e Atdheu u dërguan në paraburgim dhe për atë arsye ata sonte nuk janë këtu. Ky dënim nuk ka të bëjë fare me drejtësinë, ky dënim vjen nga policia dhe gjykatat e kapura nga klani pronto e në bashkëpunim me LDK-në, ky dënim synon ta mbulojë vdekjen e Astrit Deharit”, ka thënë Ymeri. Ai ka shtuar se ky dënim nuk i ndal, dhe se angazhimi i tyre për 19 nëntorin do të jetë edhe më i madh. “Ky fuqizim i VV-së i shërben drejtësisë në vend, ky fuqizim i VV-së garanton zhvillim të këtij vendi…”, ka thënë Ymeri, duke shtuar se nuk është hera e parë që LVV-ja sulmohet kështu dhe aktivistët e saj persekutohen në këtë mënyrë.
![Visar Ymeri: Dënim i katër aktivistëve vjen nga policia dhe gjykatat e kapura nga klani pronto e bashkë me LDK-në](https://www.radiokosovaelire.com/wp-content/uploads/visar-ymeri-fushate-e1510961703580-660x330.jpg)