Viti 2018 sjell rritje të buxhetit për Komunën e Kaçanikut

Ministria e Financave ka nxjerrë dhe publikuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2018-2020. Sipas këtij dokumenti strategjik granti qeveritar ka shënuar rritje dhe në këtë mënyrë edhe buxheti i komunës së Kaçanikut  do të jetë më i lartë për vitin 2018 dhe vlerësimet për vitin 2019-2020. Kjo u bë e ditur në mbledhjen e mëngjesit të kryesuar nga Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, ndërsa i pranishëm ishte edhe nënkryetari Remzi Elezi.

Sipas Drejtorit për Ekonomi, Financa dhe Buxhet Bahri Selimi, rritja e buxhetit komunal nga granti qeveritar do të jetë 660,292.00 €,  më shumë, ndërsa buxheti total i planifikuar për vitin 2018 do të jetë 7,563,219.00 €, ndërsa për vitin 2019 do të jetë 8,092, 503.00 €, dhe për vitin 2020 është planifikuar që buxheti të rritet në 8, 818, 407.00 €.  Nga ana tjetër, Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi tha se janë përgatitur procedurat e nevojshme për projektet kapitale shkollore, me theks të vençat për ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore në Kovaqec dhe në rregullimin e infrastrukturës sportive. Në takim prezantoi edhe Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka, e cila tha se gjatë javës së kaluar ka mbajtur takim me Ambasadoren e Luksemburgut, për të diskutuar mundësitë e mirëmbajtjes së objektit të QKMF-së në Kaçanik. Ndërsa për ecurinë e projekteve kapitale raportuan drejtorët Ukshin Çallaku drejtor për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit si dhe Ramadush Osmani- Drejtor i Shërbimeve Publike. Sipas drejtorëve, kanë vazhduar punimet në ndërtimin e dy urave për këmbësor mbi lumen Nerodime, vazhdimi i punimeve në projektin e asfaltimit të rrugëve në fshatin Koxhaj, ndërsa punimet kanë vazhduar edhe në asfaltimin e rrugës në Lagjen Neziraj në Dubravë, në rrugën Kaçanik të vjetër si dhe në rrugën “Tefik Raka” në Kaçanik dhe asfaltimi i rrugës së lagjes Kodrali.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …