Vitia në mesin e tri komunave më të mira për ambient përkrahës të zhvillimit të bizneseve

Në bazë të një studimit “Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave” (MCI) nga USAID-i, që përfshin 38 komuna të Republikës së Kosovës, komuna e Vitisë është vlerësuar ndër tri komunat më të mira në nivel vendi sa i përket ambientit përkrahës për zhvillim të bizneseve. Gjetjet janë bazuar në anketën e bërë me 3337 biznese nga të gjitha komunat. Vlen të theksohet se komuna e Vitisë, ditë më parë është vlerësuar edhe si komuna më e dalluar sa i përket raportit të auditorit gjeneral, kurse kryetari i komunës Sokol Haliti, prinë sa i përket realizimit të premtimeve në nivel vendi.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …