Vitia: Nëse zbatohen masat e Qeverisë, në fillim të muajit maj mund të filloj kthimi në normalitet

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se nëse zbatohen masat e Qeverisë ndaj përhapjes së koronavirusit, në fillim të muajit maj mund të filloj kthimi në normalitet. Ai ka shtuar më tutje se më 4 maj ne shpresojmë se do të ndalim ciklin e rritjes së numrit të të infektuarve. Ne kemi parë disa shtete si model, dhe kemi pasur fat që kemi marrë disa masa në fillim duke i mbyllur shkollat që ka pasur efekt. Kjo na ka ndihmuar shumë që të menaxhohet situata më mirë…Ne shpresojmë që nëse respektohen këto mase, deri me datën 4 maj do të jemi edhe ne në pozitë të tilla, dhe pas kësaj date të kthehemi në një normalitet të ri. Në Ministrinë e Shëndetësisë janë grupet teknike që janë duke punuar në ‘rikthimin e mençur’. Do të jenë disa faza të cilat do të bëhen pas katër majit. Por, të gjitha këto nuk do të mund të themi se mund të fillojnë më katër maj nëse nuk do të respektohen masat e qeverisë. Jemi duke punuar me ministritë e tjera për masat që do të merren për ‘rikthimit të mençur’, ka theksuar ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …