Vitia përkujton viktimat e sulmit terrorist të 11 Shtatorit të vitit 2001

Autoritetet komunale të Vitisë në krye me kryetarin Sokol Haliti, drejtues të KFOR-it amerikan dhe qytetarë të kësaj komune, kanë ndezur qirinj tek obelisku i ish Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, në Viti.

Ata kanë nderuar viktimat e sulmit terrorist të 11 Shtatorit të vitit 2001, ku u sulmuan kullat binjake në New York të SHBA-ve dhe institucione të rëndësishme të këtij shteti, në të cilin humbën jetën mijëra njerëz.

Sulmet e 11 Shtatorit ishin një seri sulmesh të kordinuara terroriste, të udhëhequra nga grupimi terrorist Al Kaeda, kundrejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 11 Shtator 2001. Objekte të sulmit ishin ndërtesa të rëndësishme në SHBA, si Kullat Binjake ku ishte vendosur Selia e Organizatës Botërore të Tregtisë në New York si dhe ndërtesa e Pentagonit.

Kontrolloni gjithashtu

Ta ndihmojmë Eduarta Sokolaj

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se nga …