Qeveria e Kosovës

Vitin e kaluar Qeveria kishte shpenzuar 184.8 milionë euro për mallra dhe shërbime

Sipas raportit të Ministrisë së Financave, del se në vitin 2015, Qeveria ka shpenzuar 10 milionë e 749 mijë euro për udhëtime, ndërsa për derivate kanë shpenzuar 19.6 milionë euro. Pajisje për mobilje dhe pajisje janë shpenzuar 5.7 milionë euro. Kurse, për objektet që i ka me qira ka shpenzuar 7.6 milionë euro. “Mallrat dhe shërbimet e paguara gjatë vitit 2015 janë në shumën prej 184,828,000 euro. Kjo ka përfshirë 181,292,000 euro nga fondi i përgjithshëm dhe 3,535,000 euro nga grantet e përcaktuara të donatorëve. Në këtë shpalosje nuk janë të përfshira shpenzimet nga pagesat direkte të Bankës Botërore, shpenzimet e udhëtimit 10,749.000 milionë euro. Derivate dhe lëndë djegëse 19,628. milionë euro”, thuhet në raportin e shpenzimeve të Qeverisë për vitin 2015, përcjell KP. Sipas raportit, në vitin 2015 shpenzimet kapitale gjatë vitit 2015 ishin në shumë prej 407,926,000 euro, duke përfshirë 403,851,000 euro nga fondi i përgjithshëm dhe 4,075,000 euro nga grantet e përcaktuara të donatorëve. Tek investimet duket që Qeveria as vitin e kaluar nuk ka kursyer, ajo ka shpenzuar 11,516.000 automjete transporti, ndërsa, për ndërtimin e rrugëve ka shpenzuar 237,605.000 euro.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …