Vizita e z. Escobar në Shqipëri u realizua në Ditën Ndërkombëtare kundër korrupsionit në takimin e tij me Lulzim Bashën

Vizita e z. Escobar në Shqipëri u realizua në Ditën Ndërkombëtare kundër korrupsionit në takimin e tij me Lulzim Bashën

Vizita e z. Gabriel Escobar ndodhi pikërisht në Ditën Ndërkombëtare kundër korrupsionit dhe në takimin me kryetarin e PD-së Lulzim Basha. Escobar është shprehur se lista e personave ‘non grata’ për Shqipërinë pritet të shtohet në të ardhmen me personazhe të tjerë nga politika dhe fusha të tjera. Ai ka thënë se si është krijuar dosja e Departamentit Amerikan të Shtetit  që çoi në shpalljen ‘non grata’ të ish kryeministrit Berisha, duke sqaruar se është absurde dhe çmenduri të thuhet se ajo dosje është hartuar nga Xhorxh Soros. Ajo dosje ka nisur të hartohet nga administrata e shkuar dhe kjo e tanishme. “Askush në pozitën e Zotit Berisha në të shkuarën nuk ka mundur të avancojë më tej axhendat e veta”, ka theksuar Escobar. Ai ka theksuar do të punojnë me institucionet shqiptare për të identifikuar biznesmenë që kanë vënë pasuri duke u ndihmuar me politikanë të korruptuar.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …