leoni

Vizitë e senatorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në FSK

Vizitë e senatorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në FSK

Në Komandën e Forcës Tokësore të FSK-së nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dje, u prit një delegacion i senatorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryesuar nga senatori James M. Inhofe – Kryesues i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, i cili shoqërohej edhe nga senatorët:  Michel B. Enzi; John N. Boozman; Marion Round;  dhe përfaqësuesit Trent Kelly dhe Gregory Gianforte.

Në takim komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama i njoftoi senatorët, për  aktivitetet e zhvilluara në kuadër të partneritetin tonë me SHBA-të, rëndësinë që ka për neve ky partneritet dhe  në  veçanti për Programin e  Partneritetit Shtetëror me IOWA-në,  bashkëpunimi me Ekipin Ndërlidhës Këshillues të NATO-s (NALT) që është i atashuar në Ministri dhe Forcë si dhe bashkëpunimin e mirë  me KFOR-in. Po ashtu gjeneral  Rama i njoftoi mysafirët e lartë nga SHBA-të edhe me detyrat dhe planet që e presin FSK-në, me  mision të ri – mision ushtarak,  në ngritjen e strukturës dhe kapaciteteve operacionale, duke bashkëpunuar ngushtë me SHBA-të, me partnerët tjerë strategjik, NATO-n dhe vendet aleate.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …