Vjenceslav Cençiq, pjesë nga libri: “Rrëfimi fundit i Titos” II

Vjenceslav Cençiq, pjesë nga libri: “Rrëfimi fundit i Titos” II

Historiani  kroat, Vjenceslav Cençiq në librin e tij: “Rrëfimi fundit i Titos”, duke u mbështetur në stenogramet e fjalimit, që ish kryetari i RSFJ-së Josip Broz Tito ka mbajtur në Karagjorgjevo,  në vitin 1979,  ka zbuluar se i adhuruari i  shumë ish politikanëve shqiptarë të Kosovës, atëherë edhe tani, ka qenë një antishqiptar i tërbuar. Ai lidhur me pozitën  e shqiptarëve në Jugosllavi ka thënë: “Kam qenë kundër Kushtetutës të vitit 1974! Kam qenë kundër dhënies së shtetësisë për krahinat dhe pjesëve që republikave u mundësojë shkëputje nga federata pa marrëveshje me republikat, pa referendum në krejt vendin. Edhe sot, edhe atëherë e përsëris se kjo “e keqe” nga këto të drejta kushtetuese të krahinave do ta rrënojnë Jugosllavinë. E kam ditur se gjendja e sigurisë në Kosovë është e keqe, por nuk e kam ditur që raportet ndërmjet republikave tona kanë rënë kaq poshtë. Shokë, më duhet të them se kur është në pyetje Kosova, të gjithë ata që kanë votuar për Kushtetutën e vitit 1974 do të jenë fajtorë për fatin e Jugosllavisë” ka thënë Tito, bazuar në këtë libër

Në krevat me spiunen e KGB-së

-Për aq shumë vjet të flesh në krevat me një grua, dhe të mos e dish që është spiune, është e vështirë ta kuptosh – i tha Tito, Josip Kopiniçit duke folur për Jovankën

-Kur Jovanka iku nga skena politike, rolin për të më kontrolluar e morën deri në vdekje Kardeli, e më pas Dolanci, Lubiçiqi, Mikuliçi dhe Bakariçi

Tito: shumë vetë para teje më pyetën çfarë ka ndodhur mes meje dhe Jovankës. Fjalë ka shumë, e unë do ta them të vërtetën. Mendoj se të kam folur dje pse dhe si në vitin 1973, Kardeli, Bakariçi, Dolanci dhe Stamboliçi thjeshtë më kanë ndarë nga shokët e mi të luftës, e motoja e gjithë kësaj ishte: “Tito është plakur. I sëmurë. Duhet ruajtur. Derisa të jetë Tito do të jetë edhe Jugosllavia” Jovanka e mençur e ndjeu këtë, dhe filloi të merret ajo me punët e mia.

Thjeshtë ajo  iu bashkua siç e quanin “komisionin” i cili miratonte se kush mund të vij deri tek unë dhe kë do ta pranoj unë. Para teje për Jovankën më ka pyetur edhe Tempo, sepse dëshironte ta dinte  çfarë ka ndodhur në mes meje dhe Jovankës.

Thashë ashtu si edhe gazetarëve të huaj përafërsisht këtë:

Tempoja im, unë dhe Jovanka jemi burrë e grua. Kur vij në Beograd, unë shkoj në rrugën e Uzhicës, ku ajo jeton. Unë kam marrëdhënie normale me të. Nuk shkojmë në ceremoni zyrtare së bashku. Ajo nuk do. Pse nuk do? Jemi zënë për këtë arsye.

Ajo vazhdimisht merrte disa letra nga terreni ku përfliteshin bashkëpunëtorët e mi dhe kjo më shqetëson. Ajo kërkon që publikisht të ndahem nga disa bashkëpunëtorë (Kardeli, Bakariçi, Dolanci etj), por unë nuk mund të ndahem.

Këtë ja kam thënë Tempos por kjo nuk është e gjitha. Kjo është një pjesë e vogël e së vërtetës. Tempo ishte i kënaqur me përgjigjen. Dy herë tek unë ishte edhe Veda Zagorac. Një herë në Igalo dhe një herë në Vang. Kemi folur për Jovankën dhe ajo mendonte të na pajtonte. Asaj i thash ato që do të them edhe ty. Çdo vit të ri ja uroj Vitin e ri, në ditën e celebrimit i dërgoj një buqetë me lule, ashtu si edhe për ditëlindjen e saj. Nuk mundem, i thash Vedit të ndajë mishin nga kockat. Ajo është në zemrën time.

Unë e dua, por nuk mund t’ia falë atë që më ka bërë. Ja Vokshin (Josip Kopiniç) se çfarë ka ndodhur. Mua më vjen turp të rrëfej për këtë çështje. Më duhet të them se jo vetëm që jam mashtruar, por ndjehem edhe si njeri i cili është përçmuar.

Më beso, të jetosh aq vite me një grua të cilën e kam dashur dhe e kam vlerësuar. E ajo ka punuar kundër meje! Ishte gruaja ime, dhe përmes Stevo Krajaçiçit ka punuar për KGB-në!

Kaq shumë vite të flesh me një grua, e të mos e dish që është spiune, është e vështirë të kuptohet.(Derisa Tito po rrëfente lotët si pushonin) Thjeshtë, përzihej në punët e mia dhe dëshironte të ishte mbi mua.

Ka organizuar me Kardelin, Bakariçin dhe Dolancin kontrollin se kush vjen tek unë. Ka hapur dhe ka lexuar letrat e mia dhe ka përcaktuar se cilat janë ato letra që duhet të vinë tek Unë. E shikon, kur vetëm një pjesë nga kjo i thash Vedit ajo hoqi dorë që të na pajtojë. Kur Jovanka iku nga skena politike, këtë rol deri në vdekje e mori Kardeli e më vonë Dolanci, Lubiçiqi, Mikuliçi dhe Bakariçi. Në vend të Jovankës tani më kontrollonin ata duke më hapur edhe letrat! Thjeshtë isha i manipuluar. E vetmja gjë për të cilën nuk kanë provuar as ta prekin ishin të Painkuadruarit dhe marrëdhënia ime me shtetarët e këtyre vendeve. Ata kundërshtuan edhe vizitën time në Havanë! Propozonin Bakariçin ose Dolancin të kryesonte delegacionin. Kam refuzuar divorcin për shkak të dashurisë Vokshin, duhet të jesh i lumtur që e ke Malen. Jo vetëm grua të mirë, por gjithë jetën ishte edhe bashkëpunëtor i mirë. E shikon çfarë më bëri mua Jovanka ime?! E di se do të më pyesësh se pse nuk jam divorcuar nga ajo?

Thjeshtë sepse e dua ende dhe nuk mund ta mendoj se ma ka bërë këtë.

Kur u zura me të, Dolanci, Kardeli dhe Bakariçi më bënin presion të ndahem nga Jovanka. Ju përgjigja: “ Mos ma kërkoni këtë. Mos shkëputni mish nga kocka mbi njeriun e gjallë. Kjo dhëmb”.

Në veçanti këmbëngulës ishte Dolanci, por edhe Lubiçiç, por unë nuk dëshiroja ta bëja këtë edhe pse Jovanka e meritonte. E Lubiçiqi kërkonte hetim madje, të shqyrtohet edhe në kryesi për martesën time. Nëse e kam izoluar Jovankën, nuk kam pse izolohem edhe unë. Manipulimet janë bërë i thash Lubiçiçit dhe tani nuk e lejoj! Jo për opinionin por për veten time. Se çfarë do të bëhet me Jovankë kur unë të iki, nuk di. Por këta nuk do t’ia falin sikur unë. E kur e spostuan Jovankën ata bënin atë që bënte ajo. Më hapnin letrat dhe vendosnin se kë do të pranoj unë. Kjo është Vokshin e vërteta mbi Jovankën.

 

Si ra shefi I UDB-së, Aleksandar Rankoviç

Tito ja pranoi Josip Kopiniçit se në atë kohë i kishte propozuar Aleksandër Rankoviçit “eleminimin fizik” të Eduard Kardelit, por ai ishte kundër këtij eliminimi. Kurthin rreth përgjimit të Josip Broz Titos e kanë shpikur Jovanka dhe Kardeli

I gjithë opinioni jugosllav e ka ditur, kështu edhe i është servirur, se turpin tonë Goli Otok, e ka krijuar Marko(Aleksandar Rankoviç). Jo, Vokshin (Josip Kopiniç), Goli Otokun e ka krijuar Kardeli, duke propozuar që të gjithë ata që janë deklaruar për Rezolutën të izolohen në një ishull. Për këtë e ndihmuan Augustinçiq dhe Stevo Krajaçiq të cilët i folën për Goli Otokun dhe gurin e mirë me të cilin shërbehej Augustinçiq me rastin e punimit të skulpturave. Dhe kështu në mbledhjen e Byrosë Politike, kur u debatua mbi izolimin e të arrestuarve, Kardeli propozoj Goli Otokun si zgjidhjen më të mirë.

-Kopiniç: Prit, Stari (Tito). Unë para juve do të thosha rreth Plenumit të IV dhe shkarkimit të Rankoviçit.

Jo që të t’ju akuzoj Juve, por që e vërteta rreth kësaj të jetë komplete. Sepse Plenumi i IV është një aksion i zier i Bevcit dhe Stamboliçit, e kundër Markos! Në faktë, ky Plenum ka tronditur opinionin jugosllav, pas publikimit të akuzave kundër Markos dhe përgjimit Tënd si dhe udhëheqësve të tjerë të lartë.

Shumë prej tyre pas Plenumit kanë përfunduar edhe në burgje sepse përgjimi u kualifikua si tradhti, dhe e shikon Stari, as nuk kishte përgjim, dhe as që e ka organizuar UDB-ja dhe Marko! Për këtë është kujdesur Jovanka dhe Kardeli, sepse Jovanka, e për këtë të kam informuar me shkrim, ka dhënë urdhër se nga cilat mjete duhen të blihen pajisjet për përgjim për rezidencën tënde. Vetë Kardeli ka organizuar përgjimin e kabinetit të Markos. Dhe kur të kam informuar për këtë çështje, letrën në Beograd ta ka sjelle Mala, e pastaj urgjentisht Ju keni firmosur amnistinë dhe të gjithë të arrestuarit janë liruar nga burgu. Këtë kam dashur ta them në këtë ndërhyrje që të mos flas për përgjimin. Dhe mund t’ju them, ju kam thënë  këtë edhe në Bërdo afër Kranjit, se Marko ishte prej të gjithëve, “qeni roje” më besnik. Kurrë nuk të ka shitur! Unë kisha vetëm kaq lidhur me përgjimin.

Por, kur fillova me ndërhyrjen, dua të dëgjoj nga Ju se cili ishte roli i Kardelit dhe Bakariçit në Plenumin e IV, përkatësisht cili ishte roli i tyre te akuzat kundër Markos? Këto pyetje ti bëj Stari për dy arsye. Në fakt, për këtë më ke folur se Kardeli të bën oponencë Ty dhe të gjitha propozimeve tuaja si dhe vendimeve, e sufleri kryesore i tij ishte Bakariçi, E deri diku edhe Stamboliq. Ky mësues i papërfunduar, i cili veten e ka shpallur më të madh se Lenini, ishte në pa mëshirën tënde deri në vitin 1964. Dhe kështu Ju brenda natës keni kthyer pllakën dhe ju keni gjuajtur Markos. Në fakt, Marko ishte kundër kësaj reforme ose siç u shpreh Bakariç me një rast “për metodat e vjetra të punës në parti”. Por Stari, ishte e kundërta Marko, me të drejtë ishte kundër Reformës, përkatësisht që mos të shkohet në formë të re sipas konceptit të Bakariçit dhe Kardelit. Që të dy e konsideroni Rankoviçin si një udhëheqës të pikëpamjeve të vjetra, e ai ishte në linjën tënde, për të cilën ke folur në Split. Kjo nuk i përshtatej as Bevcit dhe as Svilenit, dhe në mënyrë shumë fine të ndërsyen kundër Markos. E shef Stari, kjo është nga viti 1962, sepse Marko kërkoi që udhëheqësia t’ i përmbahet në mënyrë strikte vetëm asaj çka ke folur Ti në Split si dhe letrës së Komitetit Ekzekutiv, dhe Vendimit të Plenumit të mbyllur të KQ PKJ, ku janë miratuar drejtimet se çfarë të bëjmë me keq përdorimet, ndërtimin e vilave, dhe që njëkohësisht klasa punëtore të shtrëngojë rripin.

Për këtë ka luftuar Marko! Dhe e shikon se riorientimi Ytë në linjën e Bevçit dhe Bakariçit e kanë ndarë udhëheqësinë. Nga viti 1962 ndjehet se në kreun e partisë nuk ka unitet! Se në udhëheqësi nuk ka unitet.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi E hënë 19 prill, 1999

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi (E hënë 19 prill, 1999)

Sot moti ka filluar të përmirësohet. Qysh në orën 9.00 të mëngjesit janë lëshuar në …