Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se Shqipëria është gati për hapjen e negociatave me BE-në

Edi Rama: Parlamenti Evropian e hoqi nga vetja njollën me të cilën Europa ka kaq vjet që cënon flamurin e vet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përshëndetur vendimin pozitiv të Parlamentit Europian për heqjen e vizave për Kosovën. Në një postim të tij Rama thotë se PE e hoqi nga vetja “njollën me të cilën Europa ka kaq vjet që cënon flamurin e vet”. “Shyqyr që Parlamenti Europian e hoqi nga vetja njollën me të cilën Europa ka kaq vjet që cënon flamurin e vet duke mos hequr vizat për Kosovën! Kosova mbetet dhe për pak kohë i vetmi vend me viza për në Europë, por kjo e sotmja është një hap për t’u përshëndetur sidoqoftë”, ka shkruar Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Valmir Elezi

KQZ: Kandidatët për kryetar komune duhet të kenë 3 vjet banim në komunën ku garojnë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rikujtuar se një nga kushtet kryesore për t’u certifikuar si …