LDK: Derisa çështja e dialogut me Serbinë po e mbizotëron debatin, koalicioni qeveritar po uzurpon institucionet

LDK: Derisa çështja e dialogut me Serbinë po e mbizotëron debatin, koalicioni qeveritar po uzurpon institucionet

Në një komunikatë të LDK-së thuhet se derisa çështja e dialogut me Serbinë po mbizotëron debatin në Kosovë, koalicioni qeveritar po vazhdon kapjen e institucioneve. Para dy dite, Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal diskutoi për zgjedhjen e Kryesuesit të Bordit të ZRRE-së. Ky është një institucion tepër i rëndësishëm, duke marrë parasysh zhvillimet që pritet të ndodhin në sektorin e energjisë. Qeveria e Kosovës jashtëligjshëm dhe duke shkelë Memorandumin e Bashkëpunimit me Ambasadën Britanike, ia dërguar në Kuvendin e Kosovës emrat e dy personave që janë vlerësuar me pikë minimale krahasuar me dy kandidatët e tjerë të vlerësuar nga komisioni vlerësues. I gjithë ky proces është vëzhguar nga kompania e angazhuar nga Ambasadës Britanike. Komisioni me insistim të opozitës ka kërkuar sqarime nga Qeveria.

 Dje gjithashtu u raportua për kandidaturën e Blerand Stavileci dhe një familjari të Hashim Thaçi për Kryeshef Ekzekutiv të KEK-ut. LDK-ja e konsideron këtë të papranueshme. Kosova ka mjaft ekspertë të fushës së energjisë dhe se vazhdimi i kapjes së këtij sektori do të ketë pasoja për të gjithë qytetarët e vendit. PDK dhe AAK, si partnerë qeverisës, e kanë obligim të merren edhe me grevën e punëtorëve të KEDS-it, sepse të parët kanë marrë përgjegjësi për të udhëhequr ndërkaq të dytë pos tjerash kanë përgjegjës për privatizimin e distribucionit.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …