Vjosa Osmani alarmon Evropën, e cila nuk po e di rrezikun që i kanoset nga kryetari rus Vladimir Putin

Kryetarja, Vjosa Osmani, alarmon Evropën për rrezikun që i kanoset nga Presidenti rus Vladimir Putin, i cili sipas saj  do ta përdorë Serbinë për të destabilizuar Ballkanin dhe, bashkë me të, të gjithë Evropën Perëndimore. Kështu paralajmëron  zonja Vjosa Osmani, në një intervistë dhënë për median spanjolle Efe. Duket se shtetet e Evropës, nuk po e kuptojnë rrezikun nga Rusia andaj Vjosa Osmani  po përpiqet ta kthjellojë qëndrimin e saj karshi Rusisë.  Edhe me këtë rast zonja Osmani ka thënë një të pavërtetë për të cilën duket se nuk ka njohuri,  sepse  gjatë tërë kohës së luftës serbët  kanë vrarë gjithsej 13 mijë shqiptarë në Kosovë, jo vetëm  para ndërhyrjes së NATO-s,  por shumica syresh janë vrarë pas ndërhyrjes së NATO-. Ky është një realitet që nuk guxon ta deformojë askush e aq më pak kryetarja e Kosovës. Sesa është serioze Presidenca  në raport me situatën aktuale, shihet edhe nga  deklaratat fyese e përçmuese të elës së  Vjosa Osmanit me Vulinin e Aleksander Vuçiqit.

Kontrolloni gjithashtu

Dejvid Wisner vlerësoi punën e bërë me reformën në drejtësi, në Shqipëri, por kërkoi hapa edhe më të vështirë

I Ngarkuari me Punë i ambasadës amerikane në Tiranë, Dejvid Wisner vlerësoi punën e bërë …