Vjosa Osmani do të garojë në listë të përbashkët më Vetëvendosjen më 10 kandidat për deputetë

Iniciativa e Vjosa Osmanit do të garojë në listë të përbashkët më Vetëvendosjen më 10 kandidat për deputetë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si dhe Vjosa Osmani kanë mbajtur një konferencë për media. Me këtë rast është bërë e ditur se Osmani do të jetë në një listë të përbashkët kandiduese me Kurtin në zgjedhjet e 14 shkurtit. Dyshja kanë nënshkruar marrëveshjen e tyre për bashkëpunimin në këto zgjedhje. Iniciativa e Vjosa Osmani do të ketë në kandidim 10 deputetë, në kuadër të Vetëvendosjes. Pas largimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Osmani zyrtarizoi se në zgjedhje do të hyjë me listë të saj, por që tashmë është zyrtarizuar ky bashkim i forcave në mes listës së saj kandiduese me bashkëpunëtorët nga ana e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …