Vjosa Osmani ka mohuar që babai i saj të ketë punuar për Serbinë pas 15 marsit të vitit 1989, kur është larguar nga puna

Vjosa Osmani ka mohuar që babai i saj të ketë punuar për Serbinë pas 15 marsit të vitit 1989, kur është larguar nga puna

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka mohuar se babai i saj ka punuar në strukturat qeveritare të Serbisë deri më 15 mars të vitit 1989, kur Serbia kishte aplikuar masat e dhunshme me dhe me atë rast edhe ai sikur dhjetëra mijëra shqiptarë ishte larguar nga puna. Babai im është larguar nga puna më 15 mars të vitit 1989 duke u bërë kështu ndër shqiptarët e parë që largohen dhunshëm nga puna nga regjimi serb. Ai në fillim të viteve të 90-ta i është bashkuar përpjekjeve të para të Presidentit Rugova për të ndërtuar shtyllat e mbrojtjes për rajonin e Mitrovicës, në sistemin paralel. Por, shpifësit e këtyre ditëve po dëshirojnë ta barazojnë sistemin jugosllav me atë të ndërtuar nga Presidenti Rugova. Prandaj edhe familja ime do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore ndaj portaleve që po i shkruajnë këto shpifje e montime si dhe ndaj individëve shpifës që po i shpërndajnë ato.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …