Vuçiq: Heqja e masave të reciprocitetit ka krijuar hapësirë në rifillimin e dialogu me Kosovën për tregtinë, mallrat...

Vuçiq: Heqja e masave të reciprocitetit ka krijuar hapësirë në rifillimin e dialogu me Kosovën për tregtinë, mallrat…

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se heqja e masave të reciprocitetit ka krijuar hapësirë për dialogun me Kosovën. Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ai ka thënë se është duke pritur  ardhjen e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Mirosllav Lajçak, në Beograd dhe në Prishtinë pas zgjedhjeve të 21 qershorit në Serbi. Po ashtu, Vuçiqi ka thënë se ka hequr dorë nga nismat e mëdha për zgjidhjen e çështjes. Duke folur për heqjen e masave të reciprocitetit, Vuçiq ka thënë se ky vendim e ka hapur  mundësinë që ne të fillojmë bisedimet, nëse ajo masë mbetet për më shumë se disa ditë dhe besoj se nuk është çështje përndjekjeje dhe rivaliteti në mes të dy palëve, por një çështje thelbësore, çështje e lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit, një nga liritë më të rëndësishme të botës moderne, dhe besoj se do të ketë një efekt të mirë në ekonominë e Beogradit dhe Prishtinës, do të ketë një efekt të mirë te njerëzit. Pra, jo vetëm serbët, por edhe shqiptarët, kjo do të krijojë një lloj kornize në mënyrë që komunitetet tona të biznesit të mund të bashkëpunojnë më mirë. Sigurisht, kjo do të hapë mundësinë e dialogut politik në mes nesh.

 

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …