Vjosa Osmani, premton qeverisje të mirë, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik, punësim, arsim cilësor

Vjosa Osmani: LDK-ja nuk do ta pranojë Hashim Thaçin për kryenegociator meqë nuk ka legjitimitet

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë që është mbajtur sot në Bruksel. ka thënë se LDK nuk do ta pranojë Hashim Thaçin si kryenegociator dhe ai nuk ka legjitimitet për të udhëhequr këtë dialog. “Ky delegacion nuk legjitimitet për ta përfaqësuar Kosovën, pasi nuk ka mandat. Pa mandat të Kuvendit, askush s’mund ta përfaqësoj Kosovën në dialog. Në një farë mënyrë po krijohet një proces unilateral. Institucioni që përfaqëson legjitimitet në Kosovë po injorohet. Legjitimiteti jepet me 2/3 të votave e deputetëve. Askush s’mund ta përfaqësoj Kosovën pa pasur mandat nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe se LDK konsideron se vetëm zgjedhjet e reja nacionale mund të prodhojnë institucione legjitime për të quar përpara të gjitha proceset e rëndësishme për shtetin, ka thënë deputetja, Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …