Vjosa Raif Osmani organizon forumin “Gratë, paqja e siguria”, për të konfirmuar publikisht urrejtjen shpirtzezë kundër luftëtareve të lirisë

Vjosa Raif Osmani organizon forumin “Gratë, paqja e siguria”, për të konfirmuar publikisht urrejtjen shpirtzezë kundër luftëtareve të lirisë

Kryetarja ( jo e shumicës së qytetarëve të Kosovës) Vjosa Raif Osmani,

e njohur publikisht për qëndrimin e saj përbuzës e injorues kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,

e njohur për skandale abuzimi me paranë publike, e njohur për burrin e saj arrogant e mujshar,

e njohur si bija e një ish kuadri të lartë të “Narodna Armija Jugoslavije” apo “Narodna Odbrana”, super e njohur për shkizmën në LDK,

e njohur edhe si përkthyese e fjalimeve të Hashim Thaçit derisa ai nuk e kishte zotëruar si duhet gjuhën angleze,

 e njohur për bashkëpunim selektiv me individë e parti,

e njohur për mungesë unifikimi, edhe pse ajo e quan veten madje edhe kryekomandante, dhe këtë e thotë me pompozitet e teatralizëm naiv, 

e njohur për deklarimet e saj kundër Albin Kurtiti duke e barazuar madje edhe me  Pol Potin, për të lidhur pastaj aleancë dashurie politike me të,

e njohur  për urrejtjen kundër Shqipërisë e veçmas kundër kryeministrit Edi Rama, 

e njohur për arrogancë,  mungesë edukate e vetëpërmbajtjeje, e njohur…

 

Në Forumin e organizuar nga ajo vetë,  për Gratë, nuk mundi pa e treguar edhe njëherë fytyrën e saj të urrejtjes kundër luftëtareve të lirisë të Kosovës, kundër deputeteve të Kuvendit të Kosovës, të cilat nuk i kishte ftuar.

Vetëm një dite lufte e Aida Dëgrutit, Shqipe Selimit, Time Kadrijajt, Ganimete Musliut e femrave të tjera  luftëtare të  UÇK, veç e veç,  ka më shumë vlerë se tërë angazhimi jetësor i kësaj zonjës Osmani,  në dobi të kombit e atdheut.

 

Këtë e dinë të gjithë ata që e pranojnë çlirimin e Kosovës, e cila ka në themele  gjakun e derdhur të luftëtarëve e luftëtareve të lirisë, si heroinat  e Jasharëve, pastaj heroina e kombit,   Xhevë Krasniqi-Lladrovci, Fatime Hetemi, Mukadeze Lika, Lumnije Raka, Jehona Raka, Emsale Frangu, Hyrie Emini, Antigona Fazliu, Hanëmshahe Avdullahu- Zymberi e sa e sa të tjera.  Mjerisht nuk e dinë, apo bëhen sikur nuk e dinë  disa luftëtarë të lirisë, të postuar në poste qeveritare të Kabinetit Kurti, ose bëhen sikur nuk kanë kohë të merren me cikërrime.

 

Kjo përpjekje inatzezë,  për përditësim të djallëzisë së urrejtjes nga një femër të quhet,  Vjosa Raif Osmani-Sadriu, në kohën e krizës politike, në kohën kur Albin Kurtit po i përzihet stomaku dhe po kërkon ta ndajë bashkë me opozitën pazarin e ri që e pret me Serbinë, le për të kuptuar se Zonja Osmani ka lidhur koalicion leverdie me Vetëvendosjen vetëm për t’u bërë kryetare, pasi   nuk  e ka përkrahur as e përkrah dot Albin Kurtin, në veprimet e tij politike…

 

Inati për kundërshtarët politikë, smira,  xhelozia, urrejtja, përbuzja e gjakut të derdhur për liri, abuzimet financiare dhe inkuadrimi në postet e presidencës  i të përzgjedhurve të saj, janë vetëm njëra anë e “faqes” së zezë të saj, tashmë e njohur për tërë publikun tonë. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Ylli Mece

YLLI MEÇE: POLITIKANËT TANË ME “TANGA ROZË” DHE….  GJYSËM EFENDIKO BEJLERI

Një prej problematikave që kanë zënë faqet e shtypit të përditshëm është dhe ngelet, për …