Përfaqësuesit e katër rajoneve të Ukrainës mbërritën në Moskë përpara ceremonisë së aneksimit në Rusi

Vladimir Putin, ka shpallur gjendje lufte në rajonet ukrainase të Donjeckut, Luhanskut, Hersonit dhe Zaporozhjës

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, ka shpallur gjendje lufte në rajonet ukrainase të Donjeckut, Luhanskut, Hersonit dhe Zaporozhjës, duke u dhënë fuqi shtesë krerëve të rajoneve të Rusisë. Kam nënshkruar dekretin për shpalljen e gjendjes së luftës në këto katër subjekte të Federatës Ruse”, tha Putin gjatë takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, që u transmetua drejtpërdrejt, për Televizionin shtetëror. Ne po punojmë që të zgjidhim çështjet e vështira që të mbrojmë sigurinë e Rusisë dhe të garantojmë të ardhme të sigurt, të mbrojmë njerëzit tanë”, tha Putin. Këshilli i Federatës do të shqyrtojë sa më shpejt dekretin e kryetarit  rus Putin për gjendjen ushtarake në rajone, tha Andrei Klisha, kryetar i komitetit të Këshillit të Federatës për legjislacionin kushtetues.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …