leoni

Vladimir Putin

Vladimir Putin: Rusia do të detyrohet të veprojë nëse vijat e saj të kuqe në Ukrainë do të kalohen nga NATO-ja

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar se  do të detyrohet të veprojë nëse vijat e saj të kuqe, në Ukrainë do të kalohen nga NATO-ja. Nëse në territorin ukrainas shfaqen sisteme sulmuese, koha që ato të mbërrijnë në Moskë do të jetë 7-10 minuta, dhe 5 minuta në rastin e armëve hipersonike. Çfarë duhet të bëjmë ne nëse realizohet një skenar i tillë? Edhe ne duhet të krijojmë diçka të ngjashme në lidhje me ata që na kërcënojnë. Dhe mund ta bëjmë tani”, tha Putin në një forum ku po merrte pjesë.  Rusia ka testuar me sukses predhën hipersonike, që mund të udhëtojë me një shpejtësi nëntë herë më të madhe sesa shpejtësia e  zërit. “Krijimi i këtyre kërcënimeve në Ukrainë përbën një vijë të kuqe për ne, por shpresojmë të mos shkojë puna deri aty”. Kohë më parë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se një agresion i Rusisë  ndaj Ukrainës do të kishte pasoja të rënda. Perëndimi akuzon Moskën se po mobilizon trupa në kufi me Ukrainën, ndërsa kryetari i Rusisë, Vladimir  Putin akuzon NATO-n se po kryen manovra të rrezikshme pranë kufirit të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …