Vllasova Musta: Nga shekujt vjen Kryezonja e Arbërisë

Vllasova Musta: Nga shekujt vjen Kryezonja e Arbërisë

Na mblodhi të gjithave në Vlore, një ngjarje e rrallë, e bukur dhe jo e zakontë.

Nëse para 500 e ca viteve, në trevat e Vlorës erdhi nga Kruja një karvan me kalorës, që shoqëronin kryetrimin e Arbërisë, Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, drejt Kaninës, për të marrë Donikën, që do të kurorëzohej kryezonja e Arbërisë, në 21 dhjetor 2018, erdhën këtu dhjetëra e nëse do të mundeshim, do të vinin një varg i pafundmë, veç jo me kalorës, por me gra të shquara të kombit, të cilat janë pjesë aktive e Fondacionit”Nermin Vlora Falaschi”, të gjitha të gatshme, thuajse duke rendur për këtu, me një mision fisnik, me një dëshirë të ethshme, për të sjellë në Vlore shtatoren e saj.

Pra, kanë ndryshuar kohët, kanë lëvizur epokat, është tjetërsuar mentaliteti, dhe si gjithnjë gratë me maturinë dhe heshtjen e tyre, tregojnë se dinë të zbukurojnë historinë.

Nëse ne, shkuam në Vlorë, përuruam një shtatore të denjë të zonjës së Arbërisë, ishte ideja e Zenepe Lukës, presidentes së Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”, që si përherë lëvrin dhe s’njeh ngecje, ishte këmbëngulja, përpjekja dhe kurorëzimi i ëndrrës së saj, që na mblodhi së bashku, që i dha një date të zakonshme një tjetër dimension dhe që, aq bukur arrin të bëjë dritë edhe aty, ku për të tjerë është e vështirë të ndizet një qiri i vetëm.

Respekt vizioneve, ideve dhe hapave të grave, që rendin drejt sfidave!

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …