Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së Punëve të Jashtme është  skandaloze në përmbajtje dhe në formë. Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se nëpërmjet një letre, e ka njoftuar Këshillin e Evropës, se Kosova po përgatit një draft-statut për themelimin “një mekanizmi për vetëmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë”. Ky draft, do të dërgohet për interpretim në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të muajit maj. Ndaj kësaj letre ka pasur reagime të shumta nga opozita. Vlora Çitaku, ka deklaruar se letra e Ministres së Punëve të Jashtme është skandaloze, në përmbajtje,  në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët.  Diplomacia nuk është lojë fëmijësh”, ka shkruar  Vlora Çitaku

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …