leoni

Vlora Çitaku: Kosova e ka humbur trenin për liberalizim në vitin 2016, atëherë kur ishte në pako me Ukrainën e Gjeorgjinë

Vlora Çitaku: Rasti largimit të gjeneral Rrahman Ramës, nga posti i komandantit të FSK-së është i paprecedent

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nënkryetare e PDK-së, Vlora Çitaku ka folur për pozicionin e PDK-së pas zgjedhjeve lokale 2021, për reformën në këtë parti dhe rolin e saj në opozitë. Çitaku ka folur edhe për qeverisjen e Albin Kurtit si dhe ka treguar se cilat janë dështimet e qeverisjes sipas saj.  Politika e jashtme, menaxhimi i pandemisë dhe dorëheqja e gjeneralit Rrahman Rama, sipas Vlora Çitakut, konsiderohen disa nga dështimet e Qeverisë së Kosovës, sidomos rasti largimit të gjeneral Rrahman  Ramës është i paprecedentë. “Ditëve të fundit pamë dorëheqjen e komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral Rrahman Rama. Ka pasur edhe më herët që janë ndërruar, dikush ka shkuar në pension e dikush dika tjetër. Mirëpo të kërkohet nga komandanti i FSK-së që të shfrytëzoj asetet e FSK-së për operacione policore është shkelje e rëndë. Besoj që çdo gjë është bërë e qartë. Zotëri Rama e do Kosovën, është shërbyes i vyer publik dhe unë nuk pres që ai të flas, tha Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …