Viola von Cramon:

Von Cramon: Kosova nuk ka legjitimim për të hyrë në ndërtesat komunale në veri

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka deklaruar se Kosova nuk ka legjitimim për të hyrë në ndërtesat komunale në veri. Ajo ka thënë më tutje se e kupton që kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, mund të kenë të drejtë të ushtrojnë funksionet e tyre, por, ka theksuar ajo, nëse hyrja e tyre në ndërtesat komunale do të bëhet vetëm me prezencën e forcave policore të armatosura rëndë, atëherë ata kanë “zero legjitimim politik”. “E di që është situatë e vështirë, siç e kam thënë më parë, Qeveria mund të ketë diçka tjetër në mendje, por si e zbatoi atë, nuk është në linjë me gjithçka, të paktën ne në BE do të donim të shihnim. Ne nuk mund thjesht të zbatojmë të drejtën për të hyrë në një ndërtesë komunale, edhe nëse de jure keni të drejtë të bëni një gjë të tillë. Por, de facto nuk mendoj se ka legjitimim për të bërë diçka të tillë. Mendoj se jemi në një pikë kruciale se si të procedohet nëse situata vazhdon kështu. Që të gjithë ne jemi shumë të shqetësuar dhe keni parë deklaratën e fortë nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, të QUINT-it, të ambasadës sonë. Pra, mendoj se i gjithë komuniteti ndërkombëtar dënon këtë veprim në mënyrën më të fuqishme të mundshme” ka deklaruar mes tjerash për Radion Evropa e Lirë, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …