Cramon: Vuçiq po e bën këtë për të larguar vëmendjen nga kriza e brendshme politike

Von Cramon: Marrëveshja e re mes Serbisë dhe Rusisë është skandaloze

Duke folur për marrëveshjen e arritur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në mes të ministrave të jashtëm të Rusisë e Serbisë për konsultimin mes të ministrive përkatëse të këtyre shteteve për periudhën 2023-2024, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka theksuar se kjo është marrëveshje skandaloze. “Ky është një skandal i rëndë. Në mes të luftës së furishme, Ministria e Jashtme e Serbisë nënshkruan planin për bashkëpunimin e ardhshëm me agresorin Rusinë. Ndoshta ky është thjesht një sinjal për ne që të ngrijmë bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian pasi hyrja në BE nuk kalon përmes Moskës” kas shkruar raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon. Ndërkohë, ka reaguar edhe  analisti i shquar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Janusz Bugajski. Ai ka shkruar se tani është koha për të sanksionuar Serbinë. “Koha për të sanksionuar Serbinë. Beogradi mbështet kriminelët e luftës në Kremlin. Pse duhet të përfitojë nga çdo fond apo investim i taksapaguesve të BE-së” ka shkruar analisti amerikan, Janusz Bugajski.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …