Vuçiq: Nuk e njohim pavarësinë e Kosovës, nuk e duam këtë vend pa shqiptarë po kurrsesi pa serbë

Vuçiq: Nuk e njohim pavarësinë e Kosovës, nuk e duam këtë vend pa shqiptarë po kurrsesi pa serbë

Gjatë vizitës dy ditore në Kosovë, kryetari i Serbisë, Vuçiq,  fjalimin përmbyllës e mbajti në pjesën veriore të vendit tonë, ku u prit nga një numër i konsiderueshëm i qytetarëve serbë, ndërkohë që qyteti ishte përplot me fotografi e pankarta nacionaliste.

“Ju them se ata që e thonë se unë duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës deri në fund të vitit, ju garantoj se kjo është gënjeshtër”, tha Vuçiq dhe shtoi se krejt ajo për të cilën po  angazhohemi  është një zgjidhje kompromisi dhe zgjidhje paqësore. “Kur u thonë se dua ta ndryshoj kufirin, nuk po ua thonë të vërtetën”… Po ku  është kufiri sot?”. Se kur do të arrihet marrëveshja me shqiptarët, kjo nuk mund të dihet. Por, nuk e përjashtoi mundësinë që diku pas një kohë, qoftë edhe pas 50 vjetësh, serbët dhe shqiptarët të jetojnë në fqinjësi dhe miqësi me njëri-tjetrin. “Nuk është vizioni im për një Kosovë pa shqiptarë apo edhe më keq, një Kosovë pa serbë. Sot, kemi më shumë se kurrë mbështetjen e botës. Faleminderit miqve tanë nga Rusia të cilët politikisht ishin me ne kur nuk ishte askush tjetër. Dhe kjo është arsyeja pse ne mund të zgjedhim të ardhmen tonë, dhe të themi se nuk duam të hyjmë në NATO sepse duam të mbajmë neutralitetin tanë ushtarak”, ka thënë Vuçiqi.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …