Vuçiq

Vuçiq: Për vrasjen e serbëve të rinj në Pejë në vitin 1998, ende askush nuk është përgjigjur

Kryetari serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se ka informata rreth vrasjes së gjashtë serbëve të rinj në Pejë në vitin 1998, për çka ende askush nuk është përgjigjur. Dy burra të maskuar para 20 vjetësh më 14 dhjetor 1998 hynë në lokalin “Panda” në Pejë dhe vranë gjashtë nxënës të shkollës së mesme. “Kam informata për këtë, por organet tona përgjegjëse duhet të kërkojnë dëshmi të sakta që ky krim i tmerrshëm të mund të zbardhet. Sa i përket Serbisë dhe mua personalisht, prindërit e nxënësve të vrarë duhet të jenë të bindur që të vërtetën nuk do ta fshehim pavarësisht se kush mori pjesë në këtë krim të rëndë e të tmerrshëm, qoftë fjala për shqiptarët qoftë për serbët, gjë e cila supozoj shumë kë do ta befasonte”, tha ai në një intervistë për televizion TV Prva. Vuçiqi shtoi se është i pari i cili mori guximin që të flasë për këtë, dhe se nuk shqetësohet rreth rrezikut të cilin e ndërmori.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …