Edi Rama

Kryeministri Rama me zyrtarë të lartë të Shqipërisë dhe të Kosovës ka vizituar pikën doganore, në Morinë

Ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, së bashku me kryeministrin Edi Rama, ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetaj, drejtoreshën e Doganës së Shqipërisë, Belinda Ikonomi, si dhe me ambasadorin shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi, kanë vizituar pikën doganore Shqipëri-Kosovë në Morinë, e cila së shpejti do të bëhet një pikë e përbashkët doganore në mes të dy vendeve. “Projektet e tilla, të financuara edhe nga BE-ja, lidhin dhe sjellin përfitime për bizneset dhe qytetarët në të dy anët e kufirit. Me kryeministrin Rama biseduam edhe për impaktin pozitiv që mund të ketë për Kosovën dhe zonën kufitare, për turizmin dimëror, fluksin e vizitorëve të huaj për në resortin tonë të Brezovicës dhe Prevallë ndërtimi i Aeroportit të Kukësit. Po ashtu u ndalëm edhe te ura kryesore në Rrugën e Kombit në Kukës, e cila pritet të përfundoj deri në fund të këtij viti”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …