Vuçiqi viziton Ujmanin ashtu si dikur Milosheviqi Gazimestanin, por me një fjalor tjetër

Vuçiqi viziton Ujmanin ashtu si dikur Milosheviqi Gazimestanin, por me një fjalor tjetër

Kryetari serb, Aleksandar Vuçiq  përmes vendkalimit kufitar, në  Brnjakë ka hyrë  në komunën e Zubin Potokut, e cila është pika e parë e vizitës së tij dyditore në Kosovë, sipas një programi që përfshin liqenin e Ujmanit. Vuçiqi do të vizitojë Zubin Potokun dhe hidrocentralin në Ujman, ndërsa do të qëndrojë edhe në Leshak, Leposaviq dhe do të takohet me përfaqësuesit politikë të serbëve në Zveçan, në mbrëmje.

Në përfundim të fjalës së tij në digën e Ujmanit, kreu i Serbisë Aleksandar Vuçiq, u ka thënë banorëve të Zubin Potokut se do ta duan më shumë se Sllobodan Millosheviqin. Nuk e kam përulur Hashim Thaçin, nuk kam shkuar për t a përulur dikë. Ju mund të përulni veten kur silleni jo mirë ose jo në mënyrë të civilizuar me dikë. Atë e ka bërë dikush tjetër që i ka përmend vajzat dhe djemtë e dikujt tjetër, ai e ka përulur veten, jo ne”, ka thënë Vuçiq.

Për të treguar se gjithçka në veri të Kosovës i përket Serbisë, është përkujdesur menaxheri i Hidrocentralit të Ujmanit, Sergjan Vulloviq, vëllai i kryetarit të Zubin Potokut, Stevan Vulloviq. Ai të gjitha rrethojat e liqenit të Ujmanit i ka ngjyrosur me ngjyra të flamurit serb, ka vendosur poster të Vuçiqit dhe simbole të shtetit të Serbisë. Policia e Kosovës, pak kohë para se Vuçiq të hyjë në Kosovë, ka thënë se situate në veri të Kosovës është e qetë dhe stabile

Vuçiq në një pjesë të fjalimit të tij ka folur edhe për idenë e  ndryshimit të kufijve, ku sipas tij fuqia për të kundërshtuar Merkelin është e vogël, nëse ajo thotë diçka ne duhet t’i përmbahemi” ishte deklarata e Presidentit serb. Kemi një plan invesitimi dhe kjo është edhe thelbi i vizitës time. Është e rëndësishme të bëhet furinizimi me ujë, do të japim një donacion prej 7-8 milionë, ka përfunduar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …