Vulin: Me ministrat e Listës Serbe në qeveri do të jetë i pamundur formimi i Ushtrisë së Kosovës

Vulin: Me ministrat e Listës Serbe në qeveri do të jetë e pamundur formimi i Ushtrisë së Kosovës

Ministri i mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin duke komentuar deklaratat e kryetarit Hashim Thaçi për krijimin e Ushtrisë, ai ka thënë se rezoluta 1244 e parandalon këtë gjë. Ai ka deklaruar se shteti i Serbisë asnjëherë nuk do ta lejojë krijimin e një ushtrie në Kosovë, dhe kjo pamundësohet edhe më shumë me Listën Serbe në qeveri.

“Me ministrat e Listës Serbe në qeverinë e Prishtinës vështirë se do të jetë e mundur formimi i Ushtrisë, ose më mirë thënë e pamundur. Edhe kur nënshkruam marrëveshjen e Bruseklit, morrëm garanci nga sekretari i NATO-s që asnjë forcë e armatosur nuk do të jetë në gjendje të kalojë te lumi Ibër, pa pëlqëimin e kryetarëve të komunave serbe”, tha Vulin, transmeton lajmi.net. “KFOR është e vetmja forcë e armatosur në Kosovë dhe asnjë fuqi tjetër nuk do të ekzistojë deri në shfuqizimin e rezolutës 1244”, shtoi ai.

Ndërkohë kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi dje në një intervistë garantoi se Ushtria e Kosovës do të themelohet deri në fund të vitit.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …