VULIN

Vulin: Për t’ u kthyer në Kosovë nuk na duhen rusët, na mjaftojnë serbët e lindur atje…

Serbia nuk po përgatit vullnetarë rusë për t’u kthyer në Kosovë, ka deklaruar ministri serb i Mbrojtjes, Aleksander Vulin, i cili ka saktësuar se  nëse Beogradi do të dëshironte të kthehej me forcë në Kosovë, nuk do të kishte nevojë për rusë apo të huaj të tjerë, por do t’i mjaftonin serbët e lindur atje. Shqiptarët u bindën për këtë kur dërguan forca speciale arrogante në veri të ‘Kosovës dhe të përulur dhe të frikësuar i tërhoqën në jug, tha Vulin me këtë rast. Kjo ishte një si përgjigje e Vulinit, lidhur me me një deklarate të ish-komandantit të FSK-së, Kadri Kastrati, i cili tha se ka informacione se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ministri Vulin po rekrutojnë mercenarë rusë për t’i sjellë në veri të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti gjerman Rainhard Bütikofer, kritikon vendimin për kushtëzimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Deputeti në Bundestagun gjerman, Rainhard Bütikofer, bashkë-partiaku ministres së Jashtme Annalena Baerbok, ka kritikuar ashpër …