Brickos

Weidinger: Austria do ta ndihmojë Kosovën në rimëkëmbjen ekonomike

Ambasadori i Austrisë, Christoph Weidinger ka deklaruar se vendi i tij është i përkushtuar ta ndihmojnë Kosovën në rimëkëmbjen ekonomike. Ai ka deklaruar për “Ekonomia Online” se marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve kanë qenë shumë të ngushta. “Ne e kemi përkrahur që nga fillimi pavarësinë e Kosovës, gjithashtu rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe ju e dini që edhe në vitin 1999 kur nuk ishte e mundur që kosovarët të studionin në Shqipëri, ne u mundësuam të studionin pa problem në Austri. Austria është tani investitori i katërt më i madh në Kosovë dhe ne jemi duke punuar më tutj për të forcuar marrëdhëniet tona ekonomike dhe për të ndihmuar ekonominë dhe bizneset tona që të dalin nga pandemia e Covid-it, ne po planifikojmë si pjesë e rifokusimit tonë të biznesit, në pranverën e ardhshme për të organizuar në Prishtinë një ngjarje të madhe biznesi ku do të vijnë kompani austriake nga fusha të orientuara drejt së ardhmes dhe sigurisht teknologjia e gjelbër do të jetë një prej tyre” ka deklaruar Ambasadori i Austrisë në Prishtinë, Christoph Weidinger.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …